Brazili i shpall luftë virusit Zika
Rio de Zhanerio, 4 shkurt - Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka shpallur luftë kundër mushkonjave që shkaktojnë virusin Zika.
Në një mesazh televiziv drejtuar kombit, ajo ka thënë se dita e mobilizimit kombëtar do të mbahet të shtunën, kur mijëra ushtarë dhe punonjës shtetërorë do të përpiqen të zhdukin insektet në shtëpitë dhe zyrat e tyre.
Rousseff ka thënë se shumica e mushkonjave shumohen në ose pranë shtëpive të banueshme.
Virusi Zika bën që foshnjat të lindin me tru të pazhvilluar.
Brazili ka parë shpërthim masiv të këtij virusi, i cili është duke u përhapur në të dyja Amerikat.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur atë emergjencë globale shëndetësore.
OBSH ka shfaqur po ashtu shqetësim nga raportet se virusi Zika është transmetuar sekskualisht në Teksas të Shteteve të Bashkuara.