Boronica e kuqe është frut antibiotik natyral
Berlin, 12 tetor - Boronica e kuqe ka veti medicinale. Ajo është e pasur me vitamina të ndryshme të tilla si vitaminë C dhe A, dhe minerale.
Ajo ka një nivel të lartë të kaliumit në të. Studimet kanë treguar se boronica e kuqe ka efekt pozitiv kundër infeksioneve bakteriale të traktit urinar.
Kjo pemë gjithashtu pengon bakteret që të shumohen në muret e kanalit urinar. Boronica e kuqe lufton ulcerat dhe me sukses eliminon rrezikun e sëmundjeve të ndryshme të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve.
Fruti i kësaj peme është i mbushur me bioflavonoide, të cilat veprojnë si një antioksidant që parandalon plakjen e organizmit, kanë efekt pozitiv në enët e zemrës dhe gjakut, dhe është efektiv kundër disa llojeve të kancerit të tilla si kanceri i gjirit dhe kanceri i zorrës së trashë.
Për shkak të niveleve të larta të vitaminës A, është e mirë në restaurimin e vizionit dhe është i përshtatshëm për diabetikët, sepse ajo ul nivelin e sheqerit në gjak.
Gjatë gripit dhe ftohjeve, boronica e kuqe është e rekomanduar për të marrë pasurinë e vitaminës C e cila vepron si një parandaluese.
Nëse ju keni mungesë të vitaminës C në trup, rikthejeni atë me boronica të kuqe .Çdo ditë ju duhet të pini lëng të freskët të boronicave të kuqe dhe sistemi juaj imunitar do të forcohet.