Barrierat shkatërrojnë prodhuesit
Prishtinë, 9 janar - Barrierat kufitare të vendosura nga përfaqësuesit e dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, në masë të madhe kanë dëmtuar prodhuesit vendorë në të dyja anët e kufirit.
Për herë të parë pritet të bëhet eksporti i barnave kosovare në tregun e Shqipërisë.
Departamenti i Tregtisë i cili shërben si pikë kontaktuese për Kosovën në nivel të CEFTA-s, ka arritur që kohëve të fundit të eliminojnë disa barriera të vendosura sidomos nga Shqipëria. Bajram Shala, zyrtar për informim në Ministrinë e Tregtisë, ka thënë se kohëve të fundit kanë arritur që të eliminojnë disa barriera me Shqipërinë.
MTI-ja kishte realizuar takime me ministrat relevantë të autoriteteve shqiptare, me çrast kishte ngritur një numër të rasteve të barrierave të natyrave të ndryshme tregtare me të cilat bizneset kosovare ballafaqoheshin. Si rrjedhojë këtyre takimeve dypalëshe pjesa më e madhe e barrierave janë zgjidhur dhe disa janë në proces të zgjidhjes. Sa i përket rastit të produkteve farmaceutike të vendosura ndaj kompanisë prodhuese kosovare, të cilat ishin komplet të paarsyeshme, mendojmë që tanimë është arritur një zgjidhje e konsiderueshme për faktin se pas gjitha atyre përpjekjeve tona, tanimë Shqipëria ka amendamentuar Ligjin për Produkte Farmaceutike, i cili ishte paraqitur si barrierë kryesore vetëm për kompaninë kosovare. Pastaj është zgjidhur çështja e eksportit të miellit, vezëve ka thënë ai, shkruarn gazeta \'Zëri\'.
Edhe Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës ka thënë për Zërin se asnjëherë nuk ka ndodhur eksporti i barnave kosovare për në Shqipëri.