06 Janar 2025

Banorët e "Sofalisë" dhe "Taukbahqes" dhuruan gjak

Prishtinë, 28 mars - Sot pjesëtarët e këshillit të lagjeve “Sofali” dhe “Taukbahqe” ​sikur edhe vitin e kaluar, ​organizuan aksion për dhurim të gjakut.

Ky aksion u mbështetet nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës, ndërsa u organizua që në mënyrë simbolike të kujtohen viktimat e këtyre lagjeve që humbën jetën me 28 mars të vitit 1999 si pasojë e gjenocidit serb mbi popullatën e pambrjojtur, si dhe të 74 veprimtarëve të cështjes kombëtare  që u pushkatuan me 28 mars të vitit 1944.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës Arben Vitia tha se është viti i dytë që banorët e kësaj lagje marrin iniciativë për dhurim të gjakut, në kujtim të masakrës së 28 marsit të viti 1999. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak duke potencuar se dhurimi i gjakut ka rëndësi jetike.


​Ndërkaq, ​Evner Redenica, koordinator i lagjes “Sofalia” dhe iniciator i këtij aksioni tha se tanimë ky aksion do të bëhet tradicional derisa shtoi se duke dhuruar gjak për ata që kanë nevojë kujtojmë ata që më nuk janë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)