Asociacioni kosovar për Imunologji Astme dhe Alergji pranohet në Unionin Botërorë
Prishtinë, 23 nëntor - Asociacioni kosovar për Imunologji Astme dhe Alergji pranohet në Unionin Botërorë të Shoqatave të Imunologjisë edhe Federatën Evropiane të Imunologjisë EFIS
Pas punës dymbëdhjetëvjeçare, Asociacioni kosovar për Imunologji Astmë dhe Alergji, ka arritur të anëtarësohet me të drejta të plota në Unionin Botëror të Shoqatave të Imunologjisë dhe Federatën Evropiane të Imunologjisë EFIS.
Votimi për pranim të këtij Asociacioni, u ratifikua nga Këshilli në mbledhjen e saj vjetore që këtë vit, u mbajt në Medellin, Kolumbi.
Asociacioni kosovar do kontaktohet së shpejti në lidhje me pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme e vitit të ardhshëm, e cila është vendosur të mbahet me rastin e Kongresit 16-të ndërkombëtar të Imunologjisë (ICI), 21-26 gusht 2016, në Melburn, Australi.