08 Janar 2025

Arra e lufton kancerin e prostatës

Londër, 17 qershor - Meshkujt të cilët vuajnë nga kanceri i prostatës mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes me 34%.

Këtë ka treguar një studim i pacientëve të sëmurë, pas një diete të pasur me arra. Ky studim, i publikuar në gazetën britanike “Journal of cancer”, ka ardhur pas vëzhgimit të 47 mijë njerëzve për më shumë se 26 vjet.

Ekspertët e “Harvard Medical Schoo”, kanë parë normat e vdekjes dhe kanë gjetur se të sëmurët që konsumonin 5 herë në javë arra, kishin më pak shanse për të vdekur.

Kjo për shkak se arrat janë të pasura me “tocopherols” e cila gjendet në vitaminën E, e cila ka rezultuar se mund të luftojë kancerin e prostatës.

Megjithatë edhe kikirikët, të cilët konsumohen shumë nga amerikanët ndikojnë pozitivisht në luftën kundër kancerit, duke mos abuzuar. Ndërkohë, studime të tjera kanë gjetur se konsumimi i arrave mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)