08 Janar 2025

Ambasada e Australisë mbështet Aksionin për Nëna dhe Fëmijë

Prishtinë, 4 tetor - Pas lansimit të webfaqes Beba-ks, projektet e implementuara nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë vazhdojnë të kenë përkrahjen e donatorëve.

Ambasada e Australisë në Kosovë dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit për fazën e dytë të zhvillimit të programit edukues në platformën online.

Kjo marrëveshje është vazhdimësi e përkrahjes së dhënë më herët nga Ambasada e Australisë, e cila rezultoi në hapjen e një Qendre Informuese për Shëndetin e Gruas.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë.

Ky fondacion zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike që përkujdesen për nënat, Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal që përkujdesen për foshnjet e lindura para kohe dhe klinikat pediatrike (që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera) në Republikën e Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)