Alarm për bombë në QKUK
Prishtinë, 30 nëntor - Stafi i QKUKsë kanë raportuar në polici se po dyshojnë se në këtë institucion shëndëtësor ndodhet një bombë.
Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu ka konfirmuar ketë lajm i cili ka theksuar se brenda Klinikës së Syve po dyshohet për bombë.
Punëtorët teknikë, të cilët po kryenin instalimin e disa kabllove brenda objektit ku është e vendosur administrata e Qendrës Klinike Universitare, kanë vërejtur disa mjete të dyshimta, për të cilat menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës".
Policia e Kosovës ka kërkuar që të evakuohen punëtorët e administratës nga ajo pjesë.
Policia e Kosovës, thotë Fazliu, është në vendin e ngjarjes dhe pritet që të përfundojë ekzaminimet e nevojshme dhe të dilet me rezultate konkrete, se për çfarë po bëhet fjalë.