AKPPM prezanton të arriturat e Kosovës në farmaci
Jam i nderuar që në cilësinë e prijësit të AKPPM-së, sot flas para jush për të shprehur mirënjohjen time, të institucionit që e drejtoj, të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe të popullit tim, për kontributin tuaj të vazhduar karshi nesh dhe shëndetësisë sonë në përgjithësi, tha Shala, duke shtuar se një bashkëpunim të tillë do ta dëshironte edhe në të ardhmen, në mënyrë që edhe Kosova të mund të përfitojë nga ekspertiza e shtetit turk, për realizimin e reformave shëndetësore në përgjithësi dhe të sektorit farmaceutik në veçanti.
Kryeshefi Shala, po ashtu i informoi të pranishmit se në AKPPM shumë shpejt do të nisë së funksionuari sistemi on-line, me emrinBarnatari, përmes së cilit edhe punonjësit e Agjencisë, por sidomos klientët që merren me këtë veprimtari, do ta kenë më të lehtë qasjen në dokumentacionet e tyre për lëndët përkatëse, duke nisur nga licencimi e deri tek shkarkimi i licencave, certifikatave apo edhe të fletëpagesave.
Konventa farmaceutike IVEK, mbledh së bashku farmacistë, shkencëtarë farmaceutik, studentë dhe profesionistë të tjerë që merren me këtë profesion nga vendi dhe bota, ndërsa z. Shala ishte në këtë konferencë bashkë me një delegacion të profesionistëve të kësaj fushe nga Kosova.