AKPPM i jep 6 serume Klinikës Infektive
Prishtinë, 27 qershor - Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Jeton Shala, i ka dorëzuar sot Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare gjashtë serume kundër kafshimit të gjarprit të cilat do të mund të përdoren në rast se ka nevojë për to për pacientët eventual të kafshuar nga gjarpri.
Ai i ka siguruar këto serume përmes kontakteve me autoritetet shëndetësore të vendeve fqinje, në përpjekje për të mbështetur shërbimet shëndetësore për sigurimin e këtyre serumeve, duke ditur numrin e kufizuar të tyre, që posedojnë institucionet shëndetësore.
Personali I Klinikës Infektiva ka falënderuar Kryeshefin Shala për këtë donacion, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka hapur procedurat e rregullta të tenderimit për të siguruar sasi shtesë të këtij serumi.