5 nxënës të një shkolle kërkojnë ndihmë mjekësore
Prishtinë, 6 nëntor - Sot, rreth orës 11: 30, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, si njësi e përgjithshme e SHSKUK-së, janë paraqitur në urgjencë 5 nxënës të një shkolle si pasojë djegieve që kanë marrë nga pëlcitja e gypave të ngrohjes qendrore të shkollës.
Dy nga ata me djegie 30%, janë nisur për në QKUK për trajtim të mëtejmë përderisa tre të tjerë janë pranuar për mjekim të mëtejmë në Spitalin e Përgjithshëm në Pej, në repartin e kirurgjisë, dhoma e fëmijëve. Urgjenca e Spitalit kishte të gjitha medikamente dhe materialin tjetër të nevojshëm mjekësor.