Zvicra, mbështet anëtarsimin e Kosovës në UNESKO
Prishtinë, 10 Qershor - Sot, në një takim ndërmjet zëvendëskryeministrit, njëherësh, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe Krystyna Marty, ambasadore e Zvicrës në Kosovë, u bisedua për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Shala falënderoi ambasadoren e Zvicrës për ndihmën e vazhdueshme dhe të gjithanshme që ka dhënë Zvicra për Kosovën, dhe po ashtu shprehu gatishmërinë e tij dhe të MKRS-së për të bashkëpunuar ngushtë më Zvicrën në fusha të ndryshme me interes për dyja palët.
Ambasadorja zvicerane,KrystynaMarty, shprehu interesimin dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me MKRS-në, sidomos në çështjet e integrimit të komuniteteve, trashëgiminë kulturore dhe përmirësimin e jetës kulturore në vend.
Po ashtu, ndërmjet ministrit Shala dhe ambasadores Marty, u bisedua edhe për përpjekjet që po bëjnë institucionet e Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Ambasadorja Marty tha se shteti i saj do ta mbështes Kosovën në këtë proces.