30 Dhjetor 2024

Zonjat e kombit mblidhen në Mitrovicë

Mitrovicë, 12 tetor - Artiste, këngëtare, prezantuese dhe gra të shquara nga të gjitha trevat shqiptare që janë anëtare të Fondacionit kulturor mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaski”, janë mbledhur në Mitrovicë për të promovuar vlerat e gruas shqiptare.

Zonjat e kombit të mbledhura në mesin e të cilave edhe artistet e mëdha, Margareta Xhepa e Tinka Kurti, gjatë kësaj kohe do të vizitojnë edhe disa nga vendet historike të rajonit të Mitrovicës.

Presidentja e këtij fonacioni, Zenepe Luka, thotë se ky fondacion është themeluar në Romë në vitin 2002 nga mbesa e Ismail Qemajlit, Nermin Vlora Falaski.

“Ky fondacion është i vetmi mbarëkombëtar, i gruas së shquar pra duhet të kesh disa kritere që të jesh ne këtë fondacion, që ka një qëllim shumë të madh të bashkoj zërin e gruas shqiptare kudo që është në botë, për të kërkuar të drejtat e saj, për më tepër të shpalosur vlerat dhe kontributet e gruas”.

Luka tregon se për 13 vjet kanë mbajtur 10 kuvende të fondacionit, ku i pari është mbajtur në Vlorë, mandej në Prishtinë, në Shkup e kështu me radhë.

“Përveç kuvendeve, bëjmë konferenca shkencore, bëjmë botime, dokumentare, kemi propozuar shumë gra me vlera që i kemi bërë “Nderi i kombit”, “Mjeshtër i madh”, “Qytetare nderi”, është një punë shumë vitale me shumë vlera e këtij fondacioni që ka bërë për gruan shqiptare”.

Pas arritjes në Mitrovicë, ato fillimisht janë pritur nga drejtuesit komunalë, të cilët kanë vlerësuar kontributin e këtij fondacioni që mbledh gratë më të suksesshme të kombit. Kryetari i komunës, Avni Kastrati, çmoi rolin e madh dhe të pazëvendësueshëm të gruas shqiptare nëpër të gjitha kohërat.

Ai gjithashtu u foli atyre edhe për gjendjen aktuale në Mitrovicë. “Ju dëshiroj mirëseardhje në qytetin e Mitrovicës, qytet që shumë përflitet, unë mendoj nëse pas kryerjes së vizitës ju do të keni opinion krejt ndryshe se që keni pas deri me tash”.

Gjatë aktiviteteve që do të zhvillohen në Mitrovicë, anëtaret e këtij fondacioni do të shoqërohen nga gra të shquara të rajonit të Mitrovicës, si mjeke, artiste, deputete etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)