Zhvishet Irina Shayk
Los Angeles, 20 shtator - Irina Shayk dëshmon edhe njëherë se pse është njëra nga femrat më të bukura në botë. Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka publikuar dy foto, ku ekspozon trupin e saj.
Në njërën foto, ajo është e gjitha e zhveshur dhe e shoqëruar nga disa të tjerë. Fotoja besohet se është për kopertinën e revistës Dsection.
Ndërsa, në foton tjetër shihet e shtrirë dhe vetëm më të brendshme, ndërsa në këmbë mban një palë këpucë me taka të larta.
Ajo citon një shprehje të Donatella Versace ku thotë se nëse nuk ka të veshur taka të larta, ndihet sikur ska veshur asgjë.
Të shtunën në mbrëmje, Irina ishte njëra nga të ftuarat e veçanta në festën e Versace në Javën e modës londineze. E veshur me nje fustan të zi dhe dekolte të hapur, Irina ishte ylli i mbrëmjes.