10 Janar 2025

Zëvendësministri Hoti vizitoi Komunën e Novobërdës

Novobërdë, 7 gusht - Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka vizituar sot komunën e Novobërdës ku ka vëzhguar nga afër punimet në Kalanë e qytetit.

Këto punime, po bëhen në kuadër të zbatimit të projektit të mbështetur financiarisht nga Zyra e Bashkimit Evropian, zbatuar nga kompania e përzgjedhur nga UNESCO, nën mbikëqyrjen e MKRS-së.

Zëvendësministri Hoti bashkë me kryetarin e Komunës së Novobërdës, SvetislavIvanoviq, të shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS, VjollcaAliu dhedrejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha,kanë vizituar një sërë objektesh kulturore në Novobërdë si, Shtëpinë e Vjetër, Tyrbene Mehmetit të Vjetër dhe Varret, Xhaminë, Katedralen etj.

Zëvendësministri Hoti, duke folur për rëndësinë dhe vlerat kulturore që posedon Novobërda, tha se aty ekziston një mesjetë e hershme e një qytetërimi të lashtë që ka zhvilluar jo vetëm filozofinë e vet, por edhe ekonominë, kulturëne politikat monetare.

“Ky është një nga komplekset më atraktive në vend, është një investim shumë i madh për shtetin e Kosovës, është një perspektivë që ky kompleks do të dëshmojë herët a vonënjë Ballkan unik”, u shpeh Hoti për pasurinë e trashëgimisë kulturore të Novobërdës.

Novobërdën, me gjithë pasuritë e saj, Hoti e ka cilësuar si një miniaturë për qytetërimin e Ballkanit dhe qytetërimin njerëzor në përgjithësi.

“Trashëgimia kulturore në Kosovëështënjë nga trashëgimitëe rralla për Evropën dhe botën. Këtu ka vërtetëçka të zbulohet dhe vlerat që Kosova i ruan në kuptimin e vjetërsisë dhe antikës, dëshmon se është një periudhë që do t’i sjell një freski modernizimit dhe postmodernizimit”, është shprehur tutje zëvendësministri.

Për kulturën dhe jetesënnë Novobërdë,Hoti ka biseduar edhe me të parin e Komunës, SvetislavIvanoviq me të cilin kanë diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit nëpërmjet nismave dhe projekteve konkrete.

Ivanoviq, ka shprehur falënderimet për vizitën e zëvendësministrit Hoti duke thënë se është hera e parë që bëhet një vizitë e tillë në Komunën e Novobërdës nga ana e MKRS-së. Ai ka shprehur vullnetin për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Edhe na ana e tij, zëvendësministri Hoti ka theksuar faktin se është për t’u marrë shembull harmonia e plotë e jetesës në mes të qytetarëve të entiteteve të ndryshme në Novobërdë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)