Zeqiri: Brenda vetes kam qenë e thyer
Prishtinë, 27 shkurt - Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka rrëfyer disa prej momenteve më kulmore përsa i përket gjendjes shpirtërore gati të pakapërcyeshme në karrierën artistike dhe jetën e saj private.
Ajo është shprehur se, jo gjithmonë buzëqeshja përtej një fytyre të grimuar, ka qenë vërtet spontane e as e sinqertë, por gjithçka brenda qenies së saj ka qenë e thyer dhe e degdisur diku në nuancat e abstraktes.
Kam pasur shumë momente kur nuk kam qenë vetvetja... momente kur unë thjesht kam dal.. vetëm si një fotografi me grim, e buzëqeshur e këtu brenda vetes kam qenë e thyer, duke luftuar me veten dhe me disa persona që i kam pasur në jetën time, madje edhe lidhjen që e kam pas...
Kam qenë shumë e çiltër, dhe mendoj se ka pasur shumë persona gjatë karrierës, sidomos në jetën private që kanë shfrytëzuar energjinë dhe mirësinë që unë përcillja, pasi unë personalisht nuk isha aspak në gjendje që të kuptoja hipokrizi të tilla nga ata që ishin në praninë time, - është shprehur Dafina.