Xhirohet filmi i metrazhit të shkurtër Cheers
Prishtinë, 23 nëntor - Filmi i metrazhit të shkurtër Cheers me regji dhe skenar nga Norika Sefa, prodhim i kompanisë Ikonë Studio me producent Yll Uka dhe Valon Bajgora, fillon xhirimet sot, 23 nëntor dhe do të ketë rreth pesë ditë xhirimi.
Filmi flet për Lisin, djali që merr rrogën e parë dhe vendos ta ndajë mes shokëve. Shokët e tij duan rakia, Lisi do të pijë dhe pse nuk i pëlqen aspak.
Lisi do vetëm që të gjithë të jenë bashkë. Përpiqet të përzihet në bisedë, ata argëtohen me të, se e shohin si një burrë të vocërr dhe të lezeqëm.
Por ai i cili di të bëhet shumë i këndshëm me të, kthehet dhe sillet shumë vrazhdë me shokun afër tij. Shumë shpejtë ata do të harrojnë se Lisi ndodhet mes tyre.
Lisi duhet të kuptojë kush janë shokët e tij të vërtetë, këta këtu apo ata që tashmë po luajnë jashtë.
Kasti përbëhet nga aktorë të njohur kosovar si Luan Jaha, Bislim Muqaj, Nëntor Fetiu, Veton Osmanaj, Andi Bajgora dhe Xhelal Haliti, ndërsa drejtor fotografie është maqedonasi Dimo Popov i njohur për filmin Punks Not Dead.
Regjisorja dhe skenaristja e filmit Cheers Norika Sefa është e përzgjedhura e këtij vit nga shkolla e filmit në Pragë FAMU në programin master për skenar si rrjedhojë e marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar nga MKRS-QKK-FAMU në Pragë.
Filmi Cheers është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe premiera e këtij filmi pritet të jetë në shkurt të vitit 2015.