10 Janar 2025

Xhevdet Mazrekaj boton fals revisten “Kosovarja”

Prishtinë, 28 tetor - Gani Dili Botues dhe Kryeredaktor i Revistës Kosovarja ka thënë se lexuesit e diasporës që nuk po mund ta kenë në duar versionin e shtypur të revistës Kosovarja”, revistën e tyre të preferuar me dekada, sepse atë në diasporë sipas tij e uzurpoi i ashtuquajturi Xhevdet Mazrekaj, i cili atje tashmë është duke e botuar revistën “Kosovarja” – fals, për të cilën u kemi informuar disa herë, madje jo vetëm nëpërmjet revistës sonë, por edhe në medie të tjera, të cilat e kanë informuar opinionin për krimin që po e bëjnë Xhevdet Mazrekaj (botues) dhe Dafina Xhemaj (kryeredaktore).

\"Ata, të dy, duke botuar revistën “Kosovarja” fals në diasporë, po mundohen t’i mashtrojnë lexuesit tanë besnikë, të cilët veç kanë filluar ta bojkotojnë dhe ta mësojnë të vërtetën, duke e blerë versionin online të origjinales në portalin www.kosovarja-ks.com.\"

Mundësia që ta blini online botimin e shtypur është mundësuar nëpërmjet teknologjisë dhe atë, për vetëm 1.99 euro.

Andaj sipas Dilit është koha që t’i thuhet “stop” Xhevdet Mazrekut, njeriut që nuk di si duket Kosova e pasluftës, meqë nuk e ka shkelur Kosovën tash e 25 vjet, kohë kur ai iku nga Kosova e që u mor me biznese që shkojnë në llogari të tij e në dëm të të tjerëve, siç është rasti me ne, me “Kosovaren”.

\"Ata, të dy, Xhevdet Mazrekaj e Dafina Xhemaj, që sot kanë paralajmëruar në gazetën “Bota sot” daljen e revistës “Kosovarja” fals, e që do të dalë në treg të shtunën në Zvicër e në Gjermani.\"

\"Andaj, lexues të dashur dhe adhurues të revistës “Kosovarja”, që jetoni e veproni në shtetet e Perëndimit, u mbetet Juve që të vendosni se a e meriton të blihet “Kosovarja” e falsifikuar nga Xhevdet Mazreku dhe Dafina Xhemaj, apo të përcaktoheni për blerjen online të “Kosovares”, e cila tash e 44 vjet botohet\", ka theksuar Dili.

\"Me Ju, për Ju, gjithmonë “Kosovarja”, ajo të cilën e lindëm, e rritëm bashkërisht. E bëmë revistë që është sot: më e lexuara, më e kërkuara në shqiptari… Sepse, revistën “Kosovarja” s’mundi ta ndalë as regjimi serb i kohës…\"

\"Andaj, ju të dy, Xhevdet Mazrekaj e Dafina Xhemaj, paçi turp nga ne dhe lexuesit tanë të dashur!\"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)