Wyclef Jean qëllohet me plumb
Port-au-Prince, 21 mars - Wyclef Jean është qëlluar në dorë me armë zjarri në Haiti, vendin e tij të origjinës.
Ish-pjesëtari i grupit Fugees po udhëtonte me makinën e tij në Port-au-Prince kur ndodhi incidenti.
Mendohet se makina e reperit, në të cilën ndodhej edhe Busta Rhymes, është goditur me një breshëri plumbash.
41-vjeçari ka marrë një plumb në dorë dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme për momentin.
Përfaqësuesit e Wyclef Jean shkruan në Twitter: Kemi folur me Wyclef dhe ai është OK.