Woody Allen i lumtur me martesën e tij
Nju Jork, 31 gusht - Aktori dhe regjisori i njohur Woody Allen është kritikuar shumë në lidhje me relacionin e tij me Soon-Yi Previn, e cila është vajza e adoptuar e ish të dashurës së tij Mia Farrow.
Ai rrallë ka folur për lidhjen e tij me Previn, e cila u bë gruaja e tij e tretë në vitin 1997.
Sidoqoftë ai rrëfeu për martesën e tij me Previn gjatë një interviste që e dha për NPR.
,,Unë jam i martuar qe 20 vite dhe përkundër faktit që jam 35 vjet më i ri se gruaja ime ne jemi të lumtur. Mua më pëlqen rinia dhe energjia e saj. Unë ja kam kaluar pjesën më të madhe të vendimmarrjes asaj dhe ajo këtë punë e kryen për mrekulli. Thjesht unë kam pasur shumë fat me të", tha Allen ndër të tjera.