Wiz Khalifa i vë kushte Amber Rose
Holivud, 29 prill - Edhepse Wiz Khalifa dhe ish-bashkëshortja e tij Amber Rose tashmë kanë shprehur dashurinë e tyre ndaj njëri tjetrit duket se bashkimi i tyre nuk do të jetë edhe aq i lehtë.
Kjo konfirmohet nga kushti që Wiz i ka vë asaj e i cili ka të bëjë me sjelljet e saj të këqija dhe urrejtjen e madhe që ajo ka me Kim Kardashian dhe gjithë familjen e saj.
Nëse Wiz i kthehet Amber, ai dëshiron që tek ajo të sheh jo vetëm një grua të ndryshuar për të por një grua të ndryshuar edhe ndaj shoqërisë së tij, tha një burim i hollywoodlife.com . E kjo natyrisht se përfshin edhe kushtin që të mos flasë keq për Kim dhe familjen e saj sa herë që ajo dëshiron!