Winehouse konfirmon albumin e ri
SHBA, 16 korrik - Këngëtarja e famshme Amy Winehouse ka konfirmuar se albumi i ri i saj i shumëpritur do të lançohet brenda gjashtë muajve të ardhshëm.
Këngëtarja e njohur britanike nuk ka lançuar ende asnjë material muzikor që prej vitit 2006 me albumin rekord "Back to Black".
Këngëtares i është dashur që në vitet në vazhdim të merret me problemet e saja personale. Disa spekullime njoftonin se planet e Emy për albumin e saj të tretë janë venitur, por tashmë është vetë ajo që ka hedhur poshtë spekullimet dhe ka konfirmuar se albumi i saj i ri do të dalë në shitje në janar të vitit 2011.
"Albumi do të lançohet brenda gjashtë muajve në vazhdim, që do të jetë i ngjashëm sikurse albumi im i dytë. Këngët janë vërtet të ngjashme me albumin e dytë", ka thënë Amy për gazetën Metro.