Winehouse harron tekstin gjatë këndimit
SHBA, 8 korrik - Amy Winehouse është skuqur në një skenë të Londrës, pasi ka harruar tekstin e njërit prej hiteve të saj, "Valerie".
Këngëtarja iu bashkua bashkëpunëtorit të saj Mark Ronson, në një promovim të bandës së re të Mark Ronson, "The Business Intl".
Ronson performoi këngë nga albumi i tij i ardhshëm, para se Winehouse të ngjitej në skenë. Dyshja e filloi më pas këndimin e këngës "Valerie", por Winehouse ngeci në vargjet e para, pasi asaj nuk i kujtohej teksti.
Krijuesja e hitit "Rehab" ka pasur shumë pak performanca live viteve të fundit, për shkak të problemeve të saj personale.
Winehouse pritet të lançojë albumin e tretë, pas suksesit të vitit 2006 me albumin "Back to Black", por sipas producentit të saj, ajo nuk i ka ende gati këngët.
"Amy nuk ka filluar akoma punën për regjistrimin e këngëve të albumit. Kur ajo të ketë 10 këngë atëherë ne do të shkojmë në studio së bashku për regjistrimin e tyre. Ne realizuam një këngë për një album në nder të Quincy Jones, i cili do të lançohet shumë shpejt dhe ne përfundimisht kemi biseduar edhe për albumi e saj të ri", theksoi Ronson, që në mënyrë indirekte hodhi poshtë pohimet e babait të Winehouse, që kishte deklaruar se albumi është realizuar por do të lançohet në dhjetor.