Winehouse, e vetmuar sërish
Londër, 6 shtator - Këngëtarja e famshme Amy Winehouse është ndarë nga i dashuri i saj Reg Traviss, bëjnë të ditur mediat britanike.
Krijuesja e hitit "Back to Black" ka qenë në lidhje me regjisorin gjatë disa muajve të fundit, por kjo lidhje u trondit muajin e kaluar kur fotografët kapën Traviss duke ecur dorë për dorë me ish-partneren e tij, balerinën Raven Isis Holt.
Holt më vonë tha se Traviss e kishte ringjallur lidhjen e tyre që gjatë kohës derisa kishte polemizuar me këngëtaren, dhe thashethemet duket se e kanë nxitur dyshen të ndahen.
"Ajo nuk ka folur me Reg prej një kohe të gjatë dhe i ka thënë çdokujt se mes tyre ka marrë fund gjithçka. Ajo është shumë e zemëruar, pasi ishte lidhur shumë seriozisht me të", ka thënë një burim për të përditshmen "The Sun".