Winehouse, 5 milion paund për 10 ditë
Londër, 8 janar - Këngëtarja britanike Amy Winehouse do të përfitojë 5 milion paund nga turi i saj 10-ditor në Brazil, bëri të ditur gjatë mëngjesit të sotëm e përditshmja The Sun.
Winehouse është rikthyer në treg pas një rehabilitimi disa mujor për shkak të varësisë nga droga e alkooli dhe menjëherë kërkesat për ta parë atë në skenë kanë qenë shumë të mëdha.
Brazili ishte një vend i shkëlqyer për Amy-n për tu rikthyer, sidomos duke patur parasysh që ajo ka patur mundësinë që të marrë edhe disa kohë pushim për të pushuar pranë plazheve të Rios.
Sër Paul McCartney, Beyonce, Bon Jovi apo Coldplay kanë ndjekur të gjithë shembullin e Winehouse gjatë muajve të fundit, duke performuar në festivalin e famshëm të Rock in Rio.