10 Janar 2025

Windlin, Abake dhe HTS mbyllin edicionin e katërt të REDO

Prishtinë, 2 nëntor - Arkitektura moderniste e Bibliotekës Kombëtare duket se është ambienti më i përshtatshëm për folësit e ditës së tretë dhe të fundit të konferencës së dizajnit REDO.

Në këtë ambient prej orës 15:00 ka folur Cornel Windlin, dizajneri grafik që së bashku me Stephan Müller ka themeluar Lineto firmën e njohur që mirret me distribucionin dhe shitjen e tipeve të shkronjave.

Dizajneri zviceran Windlin, që sot jeton në Berlin, së bashku me studion e tij ka bërë punë për klientë kulturorë dhe komercialë si Tate Museums London, Kunsthaus Zürich, Kunstmuseum Basel, Museum für Gestaltung Zürich, Schauspielhaus Zürich, Vitra, Parco Department Stores, Mitsubishi, NTT, Fosters Beer, Kunst Halle Sankt Gallen e të tjera.

Folësi i dytë prej orës 16:00 është francezi që jeton në Londër Maki Suzuki i cili së bashku me Patrick Lacey (UK), Benjamin Reichen (FR) dhe Kajsa Ståhl (SE) ka themeluar kolektivin transdisciplinar të dizajnit grafik me emrin Åbäke.

Suzuki, me një pamje karakteristike ka pasur edhe kërkesë shumë interesante pas ardhjes në Prishtinë.

Ai gjumin e natës së shtunë e ka bërë brenda objektit të Bibliotekës Kombëtare. Në ligjeratën e tij të dielën arsyetohet pse një kërkesë e tillë është bërë.

Përndryshe, Abake janë bashkëthemelues edhe të disa iniciativave tjera si magazina Sexymachinery (2000-2008), produksioni muzikor Kitsuné (2002), shtëpia botuese Dent-De-Leone (2009), revista Drawing Room Confession (2011). Publikimet e këtyre dy të fundit janë ekspozuar si pjesë e bookshopit të premten në Dit’ e Nat’.

Folësit e tretë dhe të fundit për edicionin e sivjetëm të REDO janë Helsinki Type Studio. Ky është një kolektiv i dizajnerëve dhe tipografëve nga Helsinki i përbërë nga Niklas Ekholm, Juho Hiilivirta, Jungmyung Lee, Eero Pitkänen dhe Jaakko Suomalainen.

Helsinki Type Studio kanë mbajtur punëtorinë treditore me dizajnerë nga Kosova, kur përveç tjerash kanë krijuar tipe të reja shkronjash. Puna dhe rezultatet e punëtorisë janë prezentuar gjatë ligjeratës së tyre, e cila është mbajtur prej orës 17:00 poashtu në objektin e Bibliotekës Kombëtare.

Edicioni i katërt i konferencës REDO ka zgjuar interesim të madh edhe nga dizajnerë dhe vizitorë të shteteve tjera si Greqia, Australia, Brazili, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Holanda etj.

Nga vetë folësit dhe vizitorët konferenca e Prishtinës është cilësuar si një iniciativë e mirë e cila ka potencialin të kthehet në një qendër ndërkombëtare të dizajnit dhe dizajnerëve grafik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)