Williams heq dorë nga duhani
Berlin, 2 mars - Robbie Williams raportohet se është detyruar të heqë dorë nga pirja e duhanit nga e fejuara e tij Ayda Field.
Këngëtari i hitit "Angels" thuhet se ka reduktuar numrin e cigareve në ditë nga 60 në vetëm dhjetë.
Sipas revistës "The Sun", Field dëshiron që Robbie të jetë i shëndetshëm para se ata të fillojnë familje së bashku.
"Ayda është shumë e dhënë për të filluar familje dhe e di dëmin që duhani mund të shkaktojë. Është vështirë për Robbien t'i thotë jo femrës të cilën e dashuron", ka thënë burimi..