Will Smith, në punë për filmin e ri
Hollywood, 18 shkurt - Shtëpia kinematografike amerikane Warner Bros po mendon për një vazhdim të filmit Unë Jam Legjendë, pas suksesit të korrur me të në kinematë e të gjithë botës.
Kështu, nga web site Deadline mësohet se kompania ka arritur një marrëveshje me producentin dhe skenaristin Akiva Goldsman dhe me aktorin Will Smith.
Smith do të interpretojë sërish shkencëtarin Robert Naville, i vetmi i mbijetuar në një Nju Jork ku njerëzit janë kthyer në përbindësha.
Deadline shton më tej se skenari do të hartohet nën kujdesin e Arash Amel dhe historia do të jetë e re dhe jo vazhdim i të parës.