23 Dhjetor 2024

Will e Kate, përshëndetja e fundit si single

Londër, 29 prill - Faqet e parë të të përditshmes britanike është pothuajse pa përjashtime një fotokopie: imazhi i Kate Middleton që përshëndet turmen përpara hotelit Goring, ku ka kaluar me familjen natën e fundit si single.

Rreth 3 mijë persona janë mbledhur në agim përpara Buckingham Palace në ditën e martesës të William e Kate.

Me tyre janë shumë të rinj të cilët kishin kaluar natën në tenda për të fituar një vend në radhët e para.

Ndërsa turma priste, William e Kate janë duartrokitur nga qytetarët dhe turistët.

Princi, me veshje rastësore, ka dalë dje në rrugë pranë Clarence House, për të përshëndetur dhe shtrënguar duart me persona që e thërrisnin pas kangjellave.

Një shfaqje e shpejt, por jo më pak e duartrokitur, ajo e princesësh së ardhshme Kate që ka përshëndetur turmën e mbledhur përpara Hotel Goring.

Në gjithë botën pritet që rreth dy miliardë njerëz do ta ndjekin këtë eviniment në televizion drejtpërsëdrejti.

William është pas të atit të tij, Charles, numri dy në fronin britanik.

Më shumë se 750 milionë njerëz panë martesën e Princit Charles dhe and Diana Spencerit, ndërkohë që rreth 2 miliardë pritet të shikojnë festimet e sotme.

Princi Charles dhe Diana Spencer u martuan në Katedralen e Shën Palit. Princi William dhe Kate Middleton do të martohen në një kishë më të vogël, në Westminster Abbey.

Ditën e martesës, Charles dhe nusja e tij arritën në kishën, që zgjodhën vetë, me karrocën tradicionale mbretërore të tërhequr nga kuajt dhe e mbuluar me xham.

Princi dhe princesha ndoqën traditën, duke u larguar nga kisha në një karrocë të hapur.

Kate Middleton, nga ana tjetër, nuk do të ndjekë këtë traditë disa shekullore, duke shkuar me limuzinë në kishën Westminster Abbey.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)