Whitney Houston punon për albumin e ri
SHBA, 19 janar - Whitney Houston po punon për albumin e tetë të karrierës, një vit pas rikthimit të saj të dështuar.
Këngëtarja ndërmorri vitin e kaluar një tur i cili u kritikua shumë.
Houston ka vendosur që të fillojë punën në studio në mesin e këtij viti.
Ky do të jetë albumi i tetë në karrierën e 46-vjeçares.