Whitney Houston përdorur narkotikë dhe medikamente qetësuese
Prishtinë, 5 prill - Këngëtarja e famshme Whitney Houston para vdekjes pat përdorur narkotikë dhe medikamente qetësuese, për këtë dëshmojnë rezultatet e ekzaminimit mediko-legal të bërë pas vdekjes.
Në raportin e mjekëve thuhet se në gjakun e këngëtares janë gjetur gjurmë kokaine, marihuane si dhe preparatesh qetësuese. Shkak për vdekjen e saj u bënë një sërë faktorësh, duke përfshirë edhe veprimin e drogës dhe insuficiencën kardiale.
Kokainë u gjet edhe në banjon e dhomës së hotelit Beverly Hilton, grimcat e saj u zbuluan në lugën e vogël të çajit si dhe në një copë letre. Ekspertët evidentojnë gjithashtu, se këngëtarja u gjet e shtrirë në vaskë me ujë të nxehtë, në pozicion përmbys.