Whitney Houston injoron kritikat
SHBA, 16 prill - Whitney Houston ka injoruar kritikat ndaj saj pas rikthimit në skenë në Britaninë e Madhe të martën, duke këmbëngulur se ajo këndoi para njerëzve të hidhëruar.
Ylli i muzikës R&B anuloi një numër koncertesh evropiane, pasi ishte shtruar në spital me rinofaringjit kronik, që ka të bëjë me inflamacion dhe enjtje të mukozës në hundë dhe fyt.
Ajo u rikthye për herë të parë pas 11 vitesh për një koncert në Britaninë e Madhe, koncert që u shoqërua me brohoritje kundër saj nga fansat, të cilët e akuzuan se nuk transmetoi energjinë e duhur në skenë.
\"Ishin njerëz të hidhëruar. Por ndjehem mirë të jem në turne përsëri. Të bëj muzikë ka qenë gjithnjë pasioni im. Unë i dua fansat në Britaninë e Madhe, ata janë baza e fansave të mi\", deklaroi Houston.