25 Dhjetor 2024

Whitney Houston i lë të gjithë pasurinë vajzës

Los Angeles, 8 mars - Whitney Houston i ka lënë trashëgim të gjithë pasurinë vajzës së saj 19-vjeçare, Bobbi Kristina.

Dëshira e fundit e ish-yllit të muzikës botërore ishte të linte gjithçka që zotëronte për fëmijën e saj të vetme.

Pasuria e Houston (rreth 20 milionë dollarë) do i lihet për momentin një personi që do ia japë paratë 19-vjeçares në disa këste. Një pjesë kur të jetë 21 vjeç, një pjesë kur të mbushë 25 vjeç dhe pjesën e mbetur kur vajza të arrijë moshën 30-vjeçare.

Ish-bashkëshorti i Houston, Bobby Brown, nuk do të marrë asgjë nga pasuria pasi çifti ka nënshkruar një kontratë paramartesore për ndarjen e pasurisë në vitin 1992.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)