Whiteley, shpallet femra më seksi në botë
New York, 6 maj - Modelja dhe aktorja Rosie Huntington - Whiteley ka marrë kurorën e femrës më seksi, nga fituesja e dyfishtë, Cheryl Cole.
24 vjeçarja e cila është në lidhje me aktorin Jason Statham, ka nënshkruar kontratë me gjigantët e veshjeve të brendshme për femra `Victorias Secret` dhe `Agent Provocateur`, po ashtu ajo zëvendëson Megan Fox në rolin kryesorë të pjesës së tretë të filmit `Transformers`.
Kur mori kurorën ajo tha: Wow. Falemnderit që më keni votuar. Mendoj se do fluturoj nga gëzimi, tani që jam femra më seksi në botë e zgjedhur nga votuesit e FHM. Ky është vërtetë një vit me fat për mua dhe shpresoj që t`ju pëlqejë `Transformers 3`.