Vjollca Llapashtica nxjerrë koleksionin e ri me 7 fustane unike
Prishtinë, 12 janar - Koleksioni më i ri i disenjatorës Vjollca Llapashtica, ka vetëm shtatë fustane dhe secili nga ta është unik, e të cilët janë të punuar me peliçe, punë dore, gurë etj., me ngjyra mbretërore, ari dhe argjend, qumështi, e zezë etj., me materiale nga Italia dhe Franca.
Disenjatorja Llapashtica ka thënë se; secili fustan është krijim në veti- unik dhe këto krijime nuk përsëritën më: “Jo vetëm në rajon por edhe në Evropë e më tej, besoj se askush deri më sot kësi lloj koleksioni nuk ka krijuar deri më tani”.
Ndërsa sa i përket pse vetëm shtatë fustane për një koleksion, Vjollca ka thënë se; ky numër i pëlqen vajzën sime të vetme, Emës, dhe nga ana tjetër e kam nxjerrë me rastin e përvjetorit të shtatë të punës sime të suksesshme në Kosovë.