Vjollca Llapashtica me koleksion të ri “Statement new generation 2018”
Prishtinë, 4 dhjetor - Disenjatorja e njohur Vjollca Llapashtica, koleksionin më të ri ndryshe e ka quajtur “Statement new generation 2018”, që edhe vërtet ky koleksion ju kushtohet zonjave dhe zonjushave të gjeneratave të reja.
Në këtë koleksion ka sjellë mbi 50 kreacione/ fustane të llojllojshme, elegante dhe kryesisht dominon ngjyra e plotë dhe e fuqishme: “Përveçqë i kam përcjelle trendët e fundit në botë, sidomos ato vende ku më shumë është prezentë eleganca, gjatë këtij koleksioni, kam pas parasyshë edhe kërkesat, nevojat dhe shijen e klientëve të mia duke filluar nga Prishtina, Tiranë e deri në SHBA”, deklaroi Vjollca Llapashtica.
Në këtë fotosesion të prezantuar nga modelja Alba Hoti, mund t’i shihni vetëm disa kreacione ndërsa të gjitha mund t’i gjeni në atelienë e saj në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Vjollca, ka paralajmëruar së gjatë muajit dhjetor do të sjellë koleksionin tjetër me pallto të shkurtra dhe të gjata, elegante dhe për të gjitha moshat.