Vita Rexhepi fituese e Miss World Kosova 2014
Prishtinë, 11 tetor - Vita Rexhepi është zgjedhur mbrëmë Miss World Kosova 2014. Ceremonia e Miss World Kosova 2014 u mbajt mbrëmë në sallën 1 tetori në Prishtinë ku Vita Rexhepi rrëmbeu kurorën e më të bukurës.
Fituesja e mbrëmshme do ta përfaqësoj Kosovën në Londër më 14 dhjetor në Miss Ëorld 2014. Në Miss World 2014 marrin pjesë përfaqësuese nga 128 shtete të botës.