Vildane Zeneli në lidhje me 50 Cent
New York, 11 prill - Modelja shqiptare Vildane Zeneli kërkon gjithmonë që të jetë në qendër të vëmendjes dhe për këtë shpesh mbështetet tek këngëtarët e huaj.
Pas suksesit si reklamuese e kufjeve të famshme Beats by Dre, në pronësi të producentit Dr. D.R.E, modelja ka zgjedhur të promovohet përmes reperit 50 Cent.
Vildanja gjeti momentin e duhur gjatë eventit promovues të produktit Effen Vodka, për të bërë një fotografi me 50 Cent. Fotografia është postuar në rrjetin social Instagram të të dy personazheve.
Ndonjëherë duhet të dëgjosh shumë pranë tjetrit. Atëherë do arrish të dëgjosh zemrën e saj ose sesa shumë ajo të do, shkruan Vildanja bashkangjitur me foton.
Modelja e përcjellë këtë si një shaka, por nëse ka ndodhur diçka mes tyre vetëm ajo mund të na e tregojë.