Vihet gurthemeli i Qendrës së Kulturës në Rogovë të Hasit
Gjakovë, 16 mars - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) organizon ceremoninë e gurthemelin e Qendrës së Kulturës në Rogovë të Hasit në Komunën e Gjakovës.
MKRS-ja do të investojë 1.2 milionë euro në këtë projekt kapital në një periudhë dy vjeçare, 500 mijë euro për vitin 2018, ndërsa 700 mijë euro për vitin 2019.
Në vënien e gurthemelit do të marrin pjesë ministri Kujtim Gashi dhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.