Victoria tregon anën më të egër
Los Angelos, 5 prill - Victoria Beckham u tregoi dje dy djemve të saj anën e saj më autoritare, ndërsa ishte e pranishme në shkallët e stadiumit në një ndeshje të Los Angelos Galaksisë.
12-vjeçari Brooklyn, 8-vjeçari Romeo dhe vëllai më i vogël, 6-vjeçari Cruz nisën të grindeshin midis tyre, por këngëtarja shtatzanë ndërhyri menjëherë, duke urdhëruar djemtë që të pushonin.
36-vjeçarja ka deklaruar më parë se të qënit nënë është puna më e vështirë nga të gjithë ato që ka patur ndonjëherë.
Prezenca e Victoria-s dhe djemve në stadium duket se i solli fat skuadrës së David, pasi Los Angelos Galaxy mposhti me një gol të vetëm rivalët nga Filadelfia.