Victoria Beckham shet veshjet e saj si ndihmë për bamirësi
Londër, 21 gusht - Dizajnerja e njohur Victoria Beckham do ti shes mbi 600 artikuj nga veshjet e saj të dizajnuara dhe paratë e mbledhura do të përdoren për çështje bamirësie.
Ajo i ka ofruar dy veshje në ditë për shitje online. Ndër më të preferuarat janë mini-fundi Dolce & Gabbana të cilin ajo e ka veshur në MTV Movie Awards në vitin 2007 dhe palltoja ngjyrë të verdhë Roberto Cavalli të cilën ajo e veshi në ndejën e World Cup e cila ishte e organizuar nga qifti Beckham në vitin 2006.
Të gjitha paratë e grumbulluara nga shitja do të shkojn në organizatën Mothers2mothers e cila i punëson dhe i fuqizon nënat që jetojn me virusin HIV.