Victoria Beckham se çdo gjë e bën vetë
Londër, 28 janar - Victoria Beckham është një këngëtare dhe tashmë biznesmene e suksesshme, e cila ka çare në jetë duke mos i besuar të tjerëve.
Këtë gjë e ka zbuluar vetë bashkëshortja e David Beckham në një intervistë për revistën Elle. Ajo është shprehur se çdo gjë e bën vetë dhe nuk i pëlqen të kalojë përgjegjësinë tek të tjerët.
Në punë duhet të kesh besim tek njerëzit që punojnë me ty, por unë dua të kem gjithçka nën kontroll dhe e kam të vështirë ta bëj këtë. Dua të menaxhoj çdo gjë të vogël, deklaron ish-pjesëtarja e Spica Girls.
Gjithashtu zonja Beckham bëri të ditur se do të donte që etikën e saj të punës ta përcillte tek 4 fëmijët: Unë nuk kam pse punoj, por kam të nevojshme. Kam një etikë pune të mirë dhe dua që edhe fëmijët e mi ta kenë.