Victoria Beckham në kopertinën e Vogue
SHBA, 27 shtator - Victoria Beckham mund të paraqitet në kopertinën e revistës amerikane Vogue, pasi kryeredaktorja e revistës në fjalë, Annë Wintour, ka deklaruar publikisht se është fanse e flaktë e bashkëshortes së David Beckham.
Tashmë ish-ylli i "Spice Girls" e shndërruar në dizajnatore, është paraqitur në kopertinat e revistave britanike, ruse, gjermane, indiane dhe turke të Vogue, ndërsa tani ëndrra e saj për të dalë në kopertinën e revistës amerikane të Vogue, mund të bëhet realitet.
"Ne jemi fansa të mëdhenj të Victorias, kështu që është e mundur që atë ta shohim në kopertinë", theksoi Anna Wintour.