Victoria Beckham me imazh të ri
Londër, 7 prill - Fansat e kanë parë Victoria Beckham shumë shpesh të ndërrojë stilin e saj, por këtë herë ajo vjen me një imazh ekzotik, me flokë të kuqe, make-up të rëndë, një pamje goditëse për kopertinën e Harper\'s Bazaar China.
Nëna e katër fëmijëve, në setin fotografik të radhës është transformuar 100 për qind.
Ajo që të bie në sy janë jo vetëm mënyra e stilimit të flokëve, fustani aziatik, por edhe vetullat e ngritura lart, në një formë mjaft të ndryshme nga ajo që jemi mësuar t\'i shohim personazhet e botës së spektaklit.
Vic gati-gati duket si irreale me këtë pamje të re dhe të ndryshme.
Seti fotografik është realizuar nga fotografi i famshëm kinez Chen Man, i cili është i njohur për efektet dramatike që u jep fotove.
Në intervistë, Vic thotë se përfaqëson në përgjithësi gratë e zakonshme, kur bëhet fjalë për krijimet e saj në veshje.
Victoria shpjegoi se qëkur u bë stiliste ajo preferon që të veshë rrobat e saj vetë dhe kështu ndihet më afër me konsumatoret.