Victoria Beckham e ruan fustanin që nga takimi i parë me David
Londër, 2 tetor - Victoria Beckham zbulon se ajo akoma e ruan fustanin që ajo e ka veshur në takimin e parë me David dhe se e ka ndërmend t'ja jap vajzës së saj të vetme Harper.
Ish anëtarja e dikurshme e grupit Spice Girl thotë se ajo nuk mund ta hudhte fustanin pasi që ai bart shumë kujtime të mira.
Ajo gjithashtu zbulon se ajo ende e ruan edhe fustanin e martesës edhe pse në fillim të këtij viti ajo i ka shitur shumë veshje të saj në përpjekje për të mbledhur të holla për shoqatën e bamirësisë Mothers2Mothers.
Victoria e hapi dyqanin e saj më të madh në Londër gjatë këtij muaji dhe shumë figura të njohura kanë qenë prezent në ceremoninë e hapjes.