Vetëvendosje promovon librin “Publikja Shqiptare 3 - Fraza Politike”
Vëllimi i ri i “Publikes shqiptare 3” titullohet “Fraza politike”. Tekstet, analizat dhe trajtesat janë, kryesisht, nga koha e Rilindjes, para saj, dhe me vonë.
Trajtesat e përfshira në “Publikën shqiptare” shërbejnë si referencë për problematikat e sotme shqiptare, qofshin ato politike, kulturore apo ekonomike
Pjesëmarrës do të jenë autorët e këtij botimi të veçantë dhe kryetari Albin Kurti.
Po ashtu janë të ftuar profesorë e studiues, aktivistë, deputetë e studentë për të marrë pjesë në disktutimin që do të çelë promovimin e këtij botimi.