Vepra e piktorit Norman Rockwell u shit për 46 milionë dollarë
Piktura me titull Saying Grace - Duke thënë lutje tregon një grua në moshë dhe një djalë që luten para se të hanë në një restorant të vogël, ndërsa dy klientë i shohin të habitur.
Piktura ishte ilustrim për kopertinën e revistës The Saturday Evening Post në vitin 1951. Shoqëria e ankandeve Sothebys nuk e identifikoi blerësin.
Rockwell pikturoi qindra ilustrime për revistën nga 1916-1963. Pikturat ishin portretizime me ngjyra të gjalla e perzonazhe interesante të jetës amerikane, që nga festat tradicionale, tek momente intime e familjare, shumë prej tyre me humor, të tjerat me nuanca serioze e prekëse.
Norman Rockwell mbetet një nga piktorët më të dashur për amerikanët, 35 vjet pas vdekjes së tij.