10 Janar 2025

Vdiq akademik Engjëll Berisha

Prishtinë, 15 shkurt -   Sot ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare pas një sëmundje të shkurtër, akademik Engjëll Berisha.Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e hënë) në orën 14:00 në qytetin e Prizrenit.

I lindur në Prizren më 24 gusht 1934, Engjëll Berisha në vitet 1954-1955 mbaroi Shkollën e Lartë në Degën e Teorisë dhe të Pedagogjisë Muzikore në Akademinë e Muzikës të  Beogradit dhe pas diplomimit, në vitin 1958 kthehet në Prizren, ku deri në vitin 1968 në Shkollën e Mesme të Muzikës punon pedagog i lëndëve teorike dhe praktike - harmoni, histori e muzikës, lexim i partiturave vokale dhe njohja e instrumenteve.

Për mungesë të kuadrit të lartë profesional muzikor, angazhohet të mbajë mësim nga lënda e edukatës dhe e kulturës muzikore edhe në Shkollën Normale dhe në Gjimnazin e Prizrenit, ndërsa në vitin 1968 zgjidhet profesor i lëndës Histori e Muzikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, në kuadër të së cilës funksiononte edhe Dega e Muzikës.

Kur në vitin 1975 u hap Akademia e Arteve ai u zgjodh ligjërues i lëndës Histori e muzikës botërore dhe kombëtare.
Gjatë viteve 1974-1978 studion në Fakultetin Filozofik – Dega për muzikologji në Lubjanë të Sllovenisë, ndërsa studimet pasuniversitare i ndoqi në Akademinë e Muzikës – Dega për Histori të Muzikës dhe Muzikologji në Sarajevë.

Me punën dhe veprimtarinë e muzikologut Berisha lidhen edhe shumë aktivitete e manifestime muzikore në Kosovë. Gjatë disa viteve ishte dirigjent i korit të SHKA “Agimi” në Prizren dhe me SHKA “Agimi” ka marrë pjesë në shumë manifestime, gara, koncerte, jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë shtetet të tjera. (Epoka e re)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)