Vdes kompozitori i filmit Titanik
Kaliforni, 23 qershor - Kompozitori me famë James Horner, i njohur si fitues i çmimit Oskar për filmin Titanik, ka vdekur të hënën si pasojë e rrëzimit të aeroplanit në moshën 61 vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga asistentja e tij Sylvia Patrycja.
Avokati i Horner Jay Cooper i ka thënë NBC se ai ka pasur në dispozicion 5 aeroplanë si dhe 2 helikopter dhe njihej si një pilot me përvojë.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2010 Horner kishte treguar për dëshirën tij të hershme për të pilotuar.