Vdes këngëtar britanik David Bowie
Londër, 11 janar - Këngëtari legjendar britanik, David Bowie, ka vdekur mbrëmë në moshën 69 vjeçare, pas një beteje me sëmundjen e kancerit.
Në profilin e tij në rrjetin Twitter dhe Facebook, raportohet se David Bowie ka vdekur në mënyrë paqësore i shoqëruar nga familja e tij, pas një beteje të guximshme 18 muajshe me kancerin.
Këngëtari Bowie, i cili para një jave e paraqiti një album të ri, ishte i njohur për stilin e ri glam rock dhe ishte njëri nga artistët më të suksesshëm të shekullit 20.